Klubet shqiptare me sytë nga UEFA, “dritë jeshile” për kampionët

Klubi shqiptar, Deçiq i Tuzit ka marrë një lajm të mirë nga UEFA së fundmi. Kampionët në fuqi të Malit të Zi tashmë janë gati që të marrin pjesë përsëri në Kupat e Europës këtë sezon.

Është vetë klubi shqiptar që ka bërë me dije diçka të tillë.

“Në bazë të vendimit të komisionit për liçencim të Federatës së Futbollit të Malit të Zi klubi ynë liçencohet në garat për Kupat e UEFA-s!”, shkruan klubi shqiptar në faqen zyrtare.

Edhe pse kampionë në fuqi, ekipi i Deçiq këtë sezon ka patur shumë probleme. Momentalisht ndodhen në vendin e 3-të me 44 pikë, plot 15 më pak se vendi i dytë.

Megjithatë, shpresa qe kuqezinjve është që të marrin pjesë në Kupat e Europës nëpërmjet Kupës, kompeticion në të cilin janë në finale. Ata do të përballen me Mornar Bar më 29 maj.

Lajme të tjera |  Gjysmëfinalja e dytë “paralizon” kryeqytetin, Egnatia – Partizani bëjnë llogaritë për finalen e titullit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us