Klubi i vë çmimin 50 milionë euro talentit shqiptar, Çabi Alonso duhet të luftojë me Bajernin për firmën e tij

Futbollist shqiptar Brajan Gruda është ftuar nga Julian Nagelsman tek Gjermania “për të plotësuar numrin” derisa të ketë të plotë skuadrën për Euro 2024.

Sipas gjigandes gjermane “BILD”, dy skuadra të Bundesligës janë të interesuar për futbollistin që luan tek Mainz. Bëhet fjalë për Bajer Leverkusen dhe Bajernin e Mynihut.

Duke parë këtë interesim të madh, klubi i ka vendosur çmimin 50 milionë euro futbollistit. Bavarezët mund ta përballojnë këtë shifër, por pritet të shohim se çfarë do të ndodh në vijim.

Gruda sezonin e kaluar luajti 28 ndeshje duke shënuar katër gola dhe dhuruar tre asiste. Ai ka kontratë me Mainz deri në vitin 2026.

Lajme të tjera |  4 milionë euro, presidenti i Sivasspor “trondit” Rey Manajn

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us