Klubi i Vllaznisë pa drejtor sportiv, reagon Tefik Osmani

Ditën e sotme, klubi i Vllaznisë ka njoftuar një largim të rëndësishëm. Tefik Osmani nuk do të jetë më drejtor sportiv i kuqebluve. Pas 18 muajsh bashkëpunim, Osmani dhe Vllaznia kanë ndarë rrugët.

Ndërkohë që ka reaguar vetë edhe Osmani. Ky i fundit nuk ka kursyer falenderimin për të gjithë ekipit, por në veçanti për Bekim Balajn. Gjithashtu, Tefik Osmani ka falenderuar edhe presidentin Xhaferi dhe gjithë stafin teknik.

Reagimi i Tefik Osmanit:

Sot kam një falenderim të veçantë për tifozët e mrekullueshëm shkodrane, për lojtarët e ekipit në veçanti, Bekim Balajn, kapitenin që së bashku i shkuam aq pranë titullit. Stafin teknik që kam punuar, në veçanti, V.Sinani. Falenderoj presidentin që më besoi këtë detyrë në një kohë të vështirë për Vllazninë që me përkushtim të gjithë së bashku e nxorrëm nga lufta për mbijetesë në luftën për titull në final four. Kontratës sonë i erdhi fundi dhe falenderoj qytetin e Shkodrës për mikpritjen. Falenderim të veçantë edhe për Ardit Krajën që çdo çast i ka qëndruar pranë ekipit.

Klubi i Vllaznisë pa drejtor sportiv, reagon Tefik Osmani

Reagimi i Tefik Osmanit
Lajme të tjera |  Biletat për ndeshjen Shqipëri – Serbi, vjen reagimi nga FSHF

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us