Klubi saudit “çmendet” për Simone Inzaghin, gati ta bëjnë trajnerin më të paguar në botë

Mbrëmjen e djeshme në kampin e Interi shpresonin për një mrekulli, e cila nuk ndodhi. Zikaltrit ishin deri në javën e fundit në garë për titullin kampion me Napolin, të cilët e morën këta të fundit mbrëmë.

Ku ka edhe finalen e Champions League për të luajtur, skuadra zikaltër tashmë ka në diskutim qëndrimin e Simone Inzaghit. Para pak ditësh, Al Hilal i kishte bërë një ofertë trajnerit italian me një pagë prej 20 milionë eurosh në vit.

Megjithatë, kjo ofertë nuk u pranua nga Inzaghi i cili nuk dëshironte të udhëtonte drejt lindjes së largët. Por siç konfirmojnë mediat italiane, Al Hilal është futur në skenë sërish.

Skuadra e Arabisë Saudite tashmë raportohet t’i ketë ofruar italianit një pagë 45-50 milionë euro në sezon, me një kontratë 3-vjeçare.

Lajme të tjera |  Të hutuar duke parë ndeshjen tjetër, futbollistët e Interit nuk festuan golin e De Vraj. Nisin lotët kur shënon Napoli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us