Koçi: Zgjedhjet e 11 majit, protestë ndaj PD. 83 mandatet tona janë meritë e PS por edhe Saliut…!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në momentin që Berisha u fut në parlament, ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe se 12 vitet e qeverisjes nga e njëjta parti kanë dëmtuar më tepër opozitën sesa pozitën. Më tej,l Koçi komentoi rezultatin e 11 majit duke thënë se 83 mandatet janë meritë e PS, por edhe meritë e Saliut.

” Është vazhdimi i krizës personale të Berishës që e ka mbjellë në PD dhe kërkon ta sjellë dhe në parlament, është e pamunudr transferimi i krizës nga PD në institucione sepse ai po bëhet një figurë e dështuar. Interpretimi i PD në kuvend është arsyeja pse nuk u votua në 11 maj dhe pse nuk do votohet më vonë. Vota e 11 majit ishte protestë ndaj tij, nuk shkuan të votonin duke protestuar ndaj tij.

Lajme të tjera |  “Votat u blenë, Tirana u dominua nga bandat”, Berisha: Ja kur do të jetë gati raporti përfundimtar i farsës elektorale

Kur një qeveri është 12 vjet në pushtet, mund të ndodhte që njerëzit të reagonin ndaj partisë në pushtet, por në këto 12 vite më shumë është konsumuar opozita sesa pozita. Në momentin që hynë në parlament i ka njohur zgjedhjet. Problemi është që atij i duhet kjo fabulë që vëmendja e demokratëve të mos jetë te analiza e brendshme e saj të dështimit madhështor, por ta tejkalojë duke u marrë me zgjedhjet dhe procesin.

Nuk ka një pandehmë serioze që mundet të argumentojë që zgjedhjet nuk duhen njohur. Zgjedhjet nuk duhet të përmbysen, 83 mandate është meritë e PS por edhe meritë e Saliut. Me mënyrën sesi sillet në Kuvend, ushqen partinë socialiste.”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us