Mbrëmja e sotme do të jetë mjaft spektakolare. Në Itali do të luhet finalja e Kupës së Italisë.
Në “San Siro” do të përplasin “brirët” mes tyre Interi dhe Milan. Takim ky që do të startojë në orën 21:00 dhe që merr vëmendjen kryesorë të tifozëve.
Një derbi që vlen më shumë se 3 pikët, më shumë se një trofe, vlen për prestigj dhe krenari, teksa dueli i rivalë do të jetë mjaft i luftuar. Zikaltërtit synojnë të fitojnë të gjithë trofe të mundshëm dhe Kupa është njëri prej tyre.
Ndërkohë nga krahu tjetër për kuqezinjtë trofeu u Kupës është si shpëtimi i një sezoni të dështuar. Siç dihet në kampionat Milani është larg zonës europiane, teksa mban vendin e9-të me 51 pikë pas 32 javësh.