“Kokë më kokë” për mbijetesën, Laçi hap dyert e stadiumit

Laçi do të presë në shtëpi skuadrën e Skënderbeut për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 33-të të kampionatit. Takim ky që do të startojë në orën 15:00 në Kurbin dhe që merr vëmendjen kryesore të tifozëve.

Kurbinasit kanë kuotë të njëjtë pikësh me korçarët, kanë mëse të detyrueshje fitoren përballë rivalit të tyre direkt për mbijetesën. Ndërkohë për të arritur te 3 pikët, klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozvëe në shkallët e stadiuit.

Kështu drejtuesit kanë vendosur të hapin tribunën ballore, hyrja tek e cila do të jetë falas. Kjo iu jep mundësinë të gjithë tifozëve të ndjekin ekipin nga afër për t’i mbështetur në një sfidë mjaft delikate të këtij sezoni.

“Kokë më kokë” për mbijetesën, Laçi

 

Lajme të tjera |  “Nuk do të jesh kurrë vetëm”, Liverpuli bën gjestin prekës për familjen e Diogo Zhotës pas vdekjes së tij

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us