Kolosi i letrave u nda sot nga jeta/ Propozimi i Blendi Fevziut: Ismail Kadare të varroset pranë vëllezërve Frashëri te Kodrat e Liqenit

Gazetari Blendi Fevziu përmes një reagimi, iu është bashkuar mesazheve për vdekjen e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare. Ai ka propozuar që Ismail Kadare të prehet në paqe në varrezat e nderit në Kodrat e Liqenit të Tiranës.

Me anë të një postimi në Facebook, Fevziu thekson se Kadare është intelektuali më i rëndësishëm që Shqipëria ka nxjerrë në historinë e saj.

Postimi i Plotë:

Ismail Kadare eshte intelektuali me i rendesishem qe Shqiperia ka nxjerre ne historine e saj. Shqiptari me i njohur ne bote dhe padyshim, sic shkruan shtypi nderkombetar, nje prej intelektualeve me te medhenj te shekullit te XX. Ai duhet varrosur ne altarin e njerezve te shquar, prane Vellezerve Frasheri, Faik Konicen dhe Mithat Frasherit ne varrezën e nderit ne Kodrat e Liqenit te Tiranës.

Lajme të tjera |  Ndërron jetë Mitropoliti i Gjirokastrës, imzot Dhimitri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us