Kolumbiani që jeton prej 2017 në Shqipëri: Këtu më shumë thashetheme bëjnë burrat

Kolumbiani Huan Manuel, i cili prej disa vitesh është martuar me Marselen dhe jetojnë në fshatin Goskovë, shprehet se e do shumë Shqipërinë, Korçën, njerëzit e thjeshtë dhe punëtorë të vendit.

Gjithsesi ka një gjë që nuk i pëlqen nga vendi ynë dhe përpiqet të distancohet gjithmonë, thashethemet.

Huan Manuel e përmend këtë gjë, pasi edhe burrat bëjnë shumë thashetheme.

“Më pëlqen zona e plazheve të Sarandës, e  gjithë ajo zona më pëlqen.  ë Shqipëri mund të jetosh i qetë me ekonomi.  E zgjedh vetë si do të jetosh. Nuk më pëlqejnë thashethemet që bëjnë. Personalisht s’më pëlqejnë. Nëse flasin gjëra që s’janë të mira largohem pak. Më shumë thashetheme bëjnë burrat. Më pëlqen që njerëzit janë të thjeshtë. Në këtë zonë ka njerëz punëtorë”-thotë ai.

Lajme të tjera |  “Treni bullgar doli nga shinat”, Berisha: Në lokalin e fshatit u gjetën lista zgjedhësish dhe fletë votimi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us