Kombëtarja pa kapitenin në “Epet Arena”, Sylvinho ka në “kokë” formacionin ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare ditën e djeshme ka nisur zyrtarisht përgatitjet për duelin me Çekinë, takim që do të ditën e premte në orën 20:45 në “Epet Arena”. Një sfidë shumë e rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve në Nations League.

Sylvinho nuk do të ketë të gatshëm Berat Gjimshitin, i cili për shkak dëmtimi nuk ka mundur t’i bashkohet skuadrës. Kështu vendin e tij me shumë gjasa do të mund ta zërë Ardian Ismajli, i cili po bën një sezon të mirë me Empolin në Serie A.

Ndërkohë në portë si gjithmonë do të jetë Strakosha, ndërsa 4-shja e mbrojtjes do të plotëoshet me Hysajn dhe Mitajn nga krahuët. Në mesfushë nuk pritet të ketë ndryshime, ku do të rreshtohen Ramadani-Asllani-Laçi, ndërsa para tyre do të vendoset Bajrami-Asani dhe në majën e sulmit do të vendoset Mirlind Daku.

Lajme të tjera |  13.5 milionë euro, klauzolë largimi dhe bonus extra për firmën, zbulohen DETAJET e kontratës 4-vjeçare të Mirlind Dakut

Formacioni i mundshëm ndaj Çekisë:Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Daku. Trajner: Sylvinho

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us