Te kombëtarja shqiptare dinë të shënojnë të gjithë. Trajneri Sylvinho ka vënë në dispozicion një “armatë” të vërtetë sa i përket shënimit të golave.
14 nga 27 futbollistët e grumbulluar për sfidat ndaj Serbisë dhe Letonisë kanë realizuar në total 70 gola këtë sezon në nivel klubesh.
Sulmuesi ka shënuar 15 herë me Rubin Kazan, për të udhëhequr edhe garën në nivel personal me shokët e skuadrës te kombëtarja shqiptare.
Pas tij ndodhen dy shokët e repartit, Rey Manaj dhe Jasir Asani, në kuotën e 12 golave.
Renditja speciale vijon me emra si Ernest Muçi me shtatë realizime dhe dyshja e mesit të fushës, Juljan Shehu e Qazim Laçi që këtë sezon kanë shënuar në katër raste.
Golin e kanë gjetur edhe futbollistë si Pajaziti, Asllani e Kumbulla me nga tre, për të vijuar me Gjimshitin e Uzunin me dy dhe Mitaj, Adrian Bajrami dhe Ramadani me nga një gol secili.
Shifra të kënaqshme që japin shenja pozitive në prag të dueleve tepër vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Momentalisht, kombëtarja jonë gjendet në vendin e dytë me tre pikë, gjysmën e asaj që numëron Anglia kryesore.