Kombëtarja zhvillon seancën e radhës stërvitore, dy mbrojtës të rinj i bashkohen grupit

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditën e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45, “Air Albania”) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45, “Air Albania”).

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Me grupin u stërvitën edhe Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami që mbërritën të fundit në grumbullim.

Seanca e sotme stërvitore nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin zbritën në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike. Tekniku kuqezi punoi edhe taktikisht me skuadrën.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Përfundon aventura 2-vjeçare, Gentian Selmani largohet nga Tirana

Kombëtarja do të mbyllë të premten përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Çekisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us