Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane u diskutua për buxhetin e vitit 2025, ku e pranishme ishte dhe ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, e cila foli në lidhje me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian, për hapjen e dy grupkapitujve.
Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku ngriti disa shqetësime për këtë buxhet duke thënë se nuk ka ecuri në realizimin e reformave dhe rekomandimeve. Sipas Tabakut buxheti i vitit 2025 është i ngjashëm me atë të 2025 dhe nuk ka ndryshime. Ndërsa Dhuka tha se do të ofrohet 7 mld lekë për kompensimin të pronarëve dhe ish-pronarëve.
“Shqipëria sapo ka çelur grupkapitujt më 15 tetor me BE për negociatat. Buxheti parashikon zhvillime të rëndësishme, me investime dhe kapacitete institucionale. Rekomandimet e Bashkimit Europian dhe veçanërisht Komisioni Europian janë parashikuar me realizim duke nisur nga viti që vjen. Ky buxhet parashikon mbështetje për thellimin e reformave kryesore si ajo në drejtësi, dixhitalizimin, reforma në shërbimet publike, reformat në punësim dhe thellimi i reformave në mirëqeverisje dhe forcimi i institucioneve shqiptare, teksa përgatitemi për të qenë anëtare e BE-së. Shqipëria do përfitojë mbështetje nga BE për reformat e mëtejshme. Shqipëria pritet të përfitojë 920 mln euro kredi me kushte të lehtësuara dhe grant nga BE për reformat. Gjithashtu pritet të përfitojë 550 mln euro nga instrumenti i aderimit, i ndarë në 7 vite dhe veçanërisht 2025-2027. Ka zhvilluar 3 udhërrëfyes dhe përmbushjen e angazhimeve të marra përsipër, udhërrëfyesit për drejtësinë, administratën publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, me në zemër Kuvendin e Shqipërisë. Në Fushën e Gjyqësorit mbështetje për reformën në drejtësi në konsolidim dhe bashkëpunimin me BE-në. Vazhdon mreformimi e mbështetja në KLP dhe KLGJ. Këto 3 vite do arrihet dixhitalizimi i sistemit të prokurorisë dhe gjyqësor. Dhe kapaciteteve të sigurisë kibernetike, si dhe për prezantimin e inteligjencës artificiale në sistemin e punës në fushën e drejtësisë. Por edhe në infrastrukturën fizike, si godina e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, si dhe mbështetje financiare për gjykata të tjera si në Durrës, Fier, Tiranë dhe Apelit dhe GJKKO-së. Në lidhje me të drejtat e njeriut parashikohen mbi 600 mln lekë për institucionin e rehabilitimit të të miturve në sistemin e drejtësisë. Mbështetje në sistemin e kushteve në burgje dhe ndërtimi i një burgu në Kukës. Për pronarët dhe ish-pronarët janë parashikuar 7 mld lekë në kompensimin. Nga viti i ardhshëm në luftën ndaj korrupsionit do krijohet zyra kombëtare e sekuestros së aseteve”, tha Dhuka.