Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka shtyrë sërish këtë të martë diskutimet sa i përket projektligjit të qeverisë për lojërat e fatit. Gjatë fjalës së tij në komision, kryetari Eduard Shalsi u shpreh se është kërkuar më shumë kohë nga Ministria e Financave për të vendosur para deputetëve një material konkrete me ndryshimet e kërkuara nga ata dhe grupet e interesit.
Po ashtu ai shtoi se po bëhen të gjitha përpjekjet për formalizimin e tregut. Nisur dhe nga përvoja e shkuar, Shalsi tha se kompanitë duhet të jenë serioze dhe që dinë të menaxhojnë tregun.
Eduard Shalsi: Shërbimet që po reflektojnë diskutimet që janë bërë apo disa përvoja tjera të BE, kërkuan pak më shumë kohë dhe nuk ishin të gatshëm sot që të na e vendosnin një material me pikat konkrete. Ndaj duhet të hedhim disa hapa që duhet të çojnë jo vetëm drejt formalizimit të tregut, por edhe drejt shkëputjes nga aktorë që duhet t’i lënë vendin aktorëve dhe kompanive serioze që kanë provuar që dinë të punojnë, të menaxhojnë tregun dhe kanë investimet e nevojshme.
Projektligji është kundërshtuar nga opozita, por dhe nga deputeti socialist Erion Braçe. Me “Fundin e marrëzisë”, të nisur në vitin 2013, sapo mori drejtimin e vendit, qeveria socialiste do të mbyllte pikat e basteve lojërat e fatit.