Komisioni Zgjedhor në Serbi i ‘mbyll derën’ opozitës

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi (RKZ) ka hedhur poshtë këtë të premte kërkesën e bërë nga koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” (SPN) për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor. Sipas RKZ, ajo nuk është kompente për të marrë një vendim. Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” kërkoi anulimin e të gjitha vendeve nën juridiksionin e komisionit. Opozita pretendon se zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të shkeljes së rëndë të rregullave dhe se i gjithë procesi ishte i paligjshëm.

Opozita serbe kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Beogradit dhe për këtë ka thërritur qytetarët në protestë. Prej 17 dhjetorit nuk ka qetësi në kryeqyetin serb. Protestat janë shoqëruar me akte dhune ndërsa Policia nuk është “kursyer” në dhunën ndaj tyre.

Lajme të tjera |  Pse vendimi “non grata” nuk është hequr në faqen e DASH? Si përgjigjet Sali Berisha

Politika në Beograd ka akuzuar disa herë Perëndimin se është nxitëse e këtyre akteve. Ndërkohë një pjesë e drejtuesve të koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” janë futur në grevë urie.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us