Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Serbinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45.
Ndërkohë që edhe kompanitë e basteve kanë thënë fjalën e tyre për këtë duel, duke “parashikuar” fituesin.
Në fitore e mundshme e serbëve në Tiranë është kuotuar me koeficentin, 2.2. Ndërkohë që triumfi i Shqipërisë është kuotuar 3.75 dhe barazimi e ka koeficentin 3.
Pra, sipas kompanive të basteve, favorit për të fituar mbrëmjen e sotme është Serbia. Megjithatë, mbetet vetëm një “parashikim” nga bastet, pasi në fushë do të tregohet fituesi i vërtetë.