Konferenca rajonale “Kujdesi i fëmijëve”/ Gonzato: Të ulet varfëria. Rama: Do hapim klasa për fëmijët në spital

Po mbahet sot konfernca rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”. Të pranishëm janë përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova.

Gjatë konferencës ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato kërkoi një vëmendje më të shtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht ndaj atyre që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo problematikave të tjera. Ai tha se procesi i anëtarësimit në BE nuk do të thotë vetëm miratimi i legjislacionit, por kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj.

Silvio Gonzato: Fëmijët, veçanërisht ata që përjetojnë përjashtimin social për shkak të varfërisë apo formave të tjera duhet të kenë shanse të barabarta. Një nga pyetjet që duhet të bëjmë është a po bëjmë aq sa duhet për të rinjtë? Kjo është e rëndësishme për rajoni në veçanti në të cilën ka ende largim të trurit. Në nivel të bashkimit në BE, dëshironim t’i përgjigjeshim kësaj thirrjeje. Në planin e veprimit te shtylla evropiane kemi objektivin tonë për një Evropë më të fortë sociale, një nga objektivat deri në 2030 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfërie apo përjashtim social në të paktën 15 milionë në përgjithësi dhe shifra për fëmijët është 5 milion. Nuk duhet të jenë më në varfëri. E shikojmë garancinë për fsëmijët si një nga programet më kyçe për të ofruar mbështetje për të rinjtë. Në mënyrë që fëmijët të kenë qasje efektive në shëndetësinë falas, në arsimin cilësor dhe të lirë, strehim me dinjitet por edhe ushqimin e duhur. Po të vëmë në prioritet mirëqenien e fëmijëve atëherë do të ketë zhvillim dhe ecuri më të mirë sociale. Nga kënvështrimi ekonomik duhet kontribut edhe për integrimin e tyre në tregun e punës dhe në jetën shoqërore, që tranzicioni nga shkolla në puna ta kalojnë më lehtë dhe duke iu ofruar mundësi më të mira ekonomike. Shqipëria ka rini fantastike dhe janë investimi në të ardhmen e Shqipërisë. Por siç e thashë duhet të kalojmë te fjalët te veprat. Procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni por kërkon shndërrimin e të gjithë shoqërisë në të gjithë aspektet e saj. Të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grupkapitullit themelor.

Edi Rama: Ministria e Shëndetësisë dhe e Financave po punojnë që të rrisin numrin e mësuesve specialë, ashtu sikundër hapëm një kapitull të ri në sistemin e shërbimit shëndetësor për hapjen e klasave të para për fëmijët e shtruar në spital klasa arti dhe arsimore që u shërbejnë fëmijëve që të mos humbasin mësimin. U shërbejnë një kurrikule speciale. Nga ana tjetër edhe vendosja e qëllimit tonë për të çuar më tutje ndërveprimin me prindërit në funksion të përputhjes së programeve të shkollës dhe punës së prindërve, duke nisur me dhënien e ushqimit në shkolla nga bashkitë të çdo qarku, edhe projekti që kemi për të mbështetur akoma më shumë për nënat kryefamiljare me tre fëmijë. Duan të shtoj edhe një element të rëndësishëm, elementi i parandalimit, jo vetëm në drejtim të nxjerrjes së fëmijëve në situatën e varfërisë, por edhe parandalimin. Nga 130 në 260 milionë fondin për mbrojtjen sociale.

Lajme të tjera |  Stuhitë godasin veriperëndimin e Italisë, moti i keq krijon kaos në disa zona

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us