Kontrata lobuese e PD, Rama: 6 mln euro për heqjen e damkës së një non-grate, ku i gjetën paratë?

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Vlorës në kuadër të fushatës elektorale të Partisë Socialiste që ai drejton.

E ndërsa SPAK-u do të verifikojë një kontratë lobuese mes Partisë Demokratike dhe Shteteve e Bashkuara në vlerë 6 milionë euro, Rama ka vendosur ta përdorë në fushatën e tij elektorale si një sulm ndaj kundërshtarit të tij kryesor politik.

Rama shtron pyetjen se ku i ka gjetur Partia Demokratike këtë vlerë parash kaq të lartë, për të hequr “non-gratën”, e kryedemokratit Sali Berisha.

Kampi i demokratëve ka sqaruar se paratë e kontratës me kompaninë amerikane ‘Continental” po shlyhet nga patriotë emigrantë. Këtë gjë kreu i qeverisë e ironizoi duke thënë se dhe “Luli i shkretë për 500 mijë u bë leckë”.

Duke përfituar nga rasti, kryesocialisti kërkoi votën për partinë e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, duke cilësuar e një herë tjetër avantazhin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Lajme të tjera |  “S’duhet të jesh këtu fare, ulu dhe qetësohu pak...” - Çfarë ndodhi mes Trump dhe Macron në Bazilikën e Shën Pjetrit

“Unë besoj që të gjitha ju që jeni këtu sot, ashtu si të gjithë të tjerët që e ndjekin në të përditshmen e vet këtë përballje, jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 mln euro. Është bërë një kontratë 6 mln euro, thuhet nga patriotë. Ju kujtojmë se Luli i shkretë për 500 mijë u bë leckë.

Por 6 mln euro për të hequr damkën e një personi non grata janë vërtet shumë, për të mos bërë pyetjen ku u gjetën gjithë këto para. E si mundet që thjesht dhe vetëm për hallin e një njeriu, të paguhen më shumë para se sa çfarë shteti shqiptar jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku.

Është e çuditshme kur mendon se ne na u thanë se sa të vinte Trump do ikte non grata, tani u dashkan e 6 mln euro me shpresën se ikën non grata. Edhe sikur të rrijë, e sikur të ikë, kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese e shqiptarëve, që janë sot në një moment historik, e duhet të marrin një vendim historik.

Sepse, në 11 Maj nuk është zgjedhje mes dy kampeve politike. Është një zgjedhje mes Shqipërisë në BE, në Evropë, dhe interesit kombëtar të një populli të tërë dhe hallit privat të një 80 e kusur vjeçari që vazhdon të provojë të bëjë çorap Shqipërinë. Është një zgjedhje mes të mirës së përbashkët, pa dallim bindjesh politike, sepse bëhet fjalë për mundësinë e madhe që na është dhënë ne”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us