Kontratë 2 vjeçare, Herald Marku rikthehet në Shqipëri

Herald Marku është lojtari më i ri i Flamurtarit. Mesfushori shqiptar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me UT Arad në Rumani, duke dalë një lojtar i lirë në tregun e transferimeve.

Marku vazhdon kështu karrierën e tij me Flamurtarin në Kategorinë e Parë. Newsport.al ka mësuar, se mesfushori sapo ka firmosur kontratë 2-vjeçare. 28 vjeçari ka vendosur që t’i bashkohet vlonjatëve, për të arritur objektivin e rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.

Kujtojmë që ky është një rikthim për Markun në Shqipëri dhe është një emër mjaft i njohur. Më parë, mesfushori ka mbajtur veshur fanellën e Dinamos, Partizanit, Tërbunit, Kastriotit dhe Vllaznisë./News Sport

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shënohen 3 gola, kampionët mposhtin Dinamon e Ilir Dajës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us