Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë një postim në Facebook ku ka njoftuar përgatitjet për Konventën e PL në Tiranë.
Ai thekson se kjo ngjarje do të zhvillohet për herë të parë pas arrestimit të Ilir Metës dhe fiks 100 ditë para zgjedhjeve të 11 Majit.
“Gjithçka gati për Konventën madhështore të Tiranës!
Për herë të parë, 100 ditë pas rrëmbimit kriminal dhe fiks 100 ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Ilir Meta do të përcjellë LIVE mesazhin e tij për anëtarët e Partisë së Lirisë dhe për të gjithë shqiptarët.
E shtunë, 1 Shkurt
Xhamia e Namazgjasë, Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit
Ora 11:00
Së bashku për Fitoren më 11 Maj të “5 Prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus”, shkruan Blushi.