Detaje të reja kopjimi i të dhënave të sistemit TIMS, për të cilin drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u arrestua një ditë më parë dhe është lënë në arrest shtëpie.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar Ervin Muçën mbrëmjen e 2 gushtit 2023, pranë godinës së Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit në rrugën “Mine Peza” (pranë komisariatit numër 3). Vetë Muça e mohon se ka qenë mbrëmjen 2 gushtit në godinë.
ekspertët e SPAK, shkruan report.
Për këtë ngjarje po verifikohen edhe persona të tjerë, të cilët janë futur në godinë në mënyrë të paautorizuar. Ata dyshohet se kanë ndihmuar Muçon në kopjimin e të dhënave.
Personat e paautorizuar sipas Prokurorisë për të mos lënë gjurmë, janë futur në godinë me PIN-in (kodin) personal të një punonjëseje tjetër e cila mësohet se ndodhej me leje të zakonshme.