Korça “zgjohet”, e mbuluar nga dëbora, zbardhet Dardha dhe Voskopoja

Qarku i Korçës është “zgjuar” këtë mëngjes i mbuluar nga dëbora. Reshjet e dëborës kanë filluar prej orëve të para të mëmgjesit dhe ende po vijojnë. Në Voskopojë dhe Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar nga 5-10 cm. Ndërsa, kontraktorët ndodhen në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, në mënyrë që mos të krijohen probleme në qarkullimin e automjeteve.

Deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullim, por drejtuesit këshillohen që të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Sakaq, pjesa tjetër e qarkut të Korçës prej ditës së djeshme është përfshirfë nga shiu.

Lajme të tjera |  34-vjetori i PS-së me tensione/ Rama “përplaset” me kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us