Korçë/ Gjendet i pajetë në rrugë emigranti nga vendet e Lindjes

Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë një emigrant nga vendet e Lindjes. Emigranti është gjetur në fshatin Drenovë të Korçës.

Sipas informacioneve, trupi i emigrantit u konstatua nga banorët e fshatit të cilët më pas njoftuan policinë.

Ekspertet mjeko-ligjore që këqyrën trupin e emigrantit nuk konstatuan shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet që emigranti i cili është në një moshë të re të ketë gjetur vdekjen për shkaqe natyrore.

Drenova ashtu si fshatrat e tjerë në juglindje të vendit shërben si shteg për kalimin e emigrantëve të paligjshëm të cilët hyjnë në Shqipëri për të zgjedhur më pas destinacione të ndryshme në BE

Lajme të tjera |  Evropa po “digjet” nga i nxehti/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse konsiderohet një ‘vrasës i heshtur’?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us