Koret raciste ndaj Kosovës, UEFA jep vendimin drastik për ndeshjen me Rumaninë

UEFA ka marrë vendimin përfundimtar për ndeshjen Rumani – Kosovë. Me vendim të UEFA-s, Kosova e ka humbur zyrtarisht ndeshjen me rezultatin 3-0.

Kujtojmë që ndeshja Rumani – Kosovë e zhvilluar në Bukuresht në kuadër të raundit të 5-të të Nations League u ndal në minutat e fundit. Shkak për këtë u bënë thirrjet anti-shqiptare, “Serbi Serbi” dhe “Kosova është Serbi”.

Pikërisht për këto thirrje raciste, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani së bashku me lojtarët e tjerë lanë fushën e lojës për t’u mos rikthyer më e rinisur ndeshjen.

Kjo ka bërë që Shtëpia e Futbollit Europian (UEFA) të marrë këtë vendim drastik për Kosovën. Tashmë pritet që FFK-ja ta dërgojë çështjen në KAS, ashtu siç është paralajmëruar.

Lajme të tjera |  “Do doja ta shënoja unë penalltinë”, Asllani: Kemi kualitet, por na mungojnë golat. Koka dhe mendja te ndeshja e radhës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us