Korrupsion me 5 mijë euro, SPAK arreston kreun e Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë, Arben Lena arrestohet me urdhër të SPAK.

Burimet thanë se arrestimi i avokatit ka ardhur për shkak të një çështje mbrojtur prej tij, ku në përgjimet telefonike të SPAK, Lena i ka kërkuar ish asistentes së tij të mbante në zyrë një zarf me 5 mijë euro.

Shumë për të cilën avokati akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv.

Dosja po hetohet nga prokurori i SPAK Ervin Goga.

Lajme të tjera |  Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us