Kosova e parafundit, Serbia merr 1.6 mld euro nga BE

Serbia është përfituesja më e madhe e paketës së financiare të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, me 1.6 miliardë euro. Kështu, vendi që shkel marrëveshjet e dialogut dhe kërcënon vazhdimisht shtetin fqinj, Kosovën, dhe është përballur me kritikat të ashpra deri në hetim nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, do të marrë pjesën më të madhe të përfitimeve nga plani i rritjes.

Burime diplomatike për mediat serbe bëjnë me dije se, sasia e fondeve do të varet nga ecuria ose jo pozitive e reformave të shtetit serb.

“Sasia aktuale e fondeve të përdorura do të varet nga vlerësimi i BE-së nëse Serbia i përmbush qëllimet e dakorduara në reformën e sundimit të ligjit, sistemin demokratik, normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe harmonizimin me politikën e jashtme të BE-së”.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Debate të forta janë zhvilluar midis anëtarëve të Bashkimit Europian, citon media serbe RTS, në mënyrë që Serbia të ketë një qasje ndryshe në politikën e jashtme si një parakusht për përftimin e fondeve, por duket se një iniciativë e tillë është hedhur poshtë duke i shkelur njërin sy Serbisë.

Sakaq, raportuesi për Serbinë në PE, Vladimir Bilçik, bëri të ditur për mediat fqinje, se thithja e fodeve nga Serbia nuk do të jetë e lehtë. Serbia ka probleme me sundimin e ligjit, procesin e zgjedhjeve dhe harmonizimin e Politikës së Jashtme me BE.

“Ky është një instrument i rëndësishëm shtesë që mund t’i sjellë miliarda euro rajonit dhe Serbisë, duke qenë se është vendi më i madh në rajon. Këto para janë në dispozicion të të gjithëve, por vetëm ata që janë duke përparuar do të mund t’i përdorin ato”.

Lajme të tjera |  “Politika është k*rvë”, Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi: Të tregojmë se në trojet tona jemi më të mirë se ata

Ndërkohë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kanë marrë më pak fonde, llogaritur kjo nga numri i përgjithshëm i banorëve dhe niveli i Produktit të Brendshëm Bruto.

Sipas të njëjtës përllogaritje, 969 milionë euro janë ndarë për Bosnje-Hercegovinën, 924 milionë për Shqipërinë, 807 për Maqedoninë e Veriut, 888 për Kosovën dhe 388 milionë për Malin e Zi.

Fondi i facilitetit i cili u miratua nga Parlamenti Europian pret vetëm votën finale të Këshillit të Ministrave të BE.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us