Kosova rrit vigjilencën në kufi, “Kobra” dyshohet se po trajnon grupe terroriste

Pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste përgjatë kufirit të Serbisë me Kosovën dyshohet të jetë edhe njësiti special serb “Kobra”.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Siguri ne Kosove kanë ngritur shqetësime përsëri rreth një sulmi të mundshëm në pjesën veriore të vendit. Deputetët e parlamentit të Kosovës vlerësojnë se në këtë kohë të brishtë, duhet të rritet vigjilenca.

Kobra është njësiti që rrëmbeu tre zyrtarë policorë brenda territorit të Kosovës, në qershor të vitit 2023. Tashme, disa muaj më vonë, njësiti “Kobra” që është nën varësi të Ministrisë së Brendshme serbe, po dyshohet për trajnimin e grupeve ekstreme terroriste përgjatë kufirit të Serbisë me Kosovën.

Lajme të tjera |  “Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë" - Si e kam njohur unë Artan Lamen

Një gjë të tillë e thotë edhe deputeti i LVV-së, njëherësh anëtari i Komisionit për Siguri, Mefail Bajqinovci, i cili tha se “Njësia “Kobra” sipas informacioneve po merret me aksione në kufi me Kosovën dhe mund të jetë pjesë e trajnimeve të terroristëve dhe ekstremistëve të cilët po tentojnë të hyjnë në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us