Kosova s’gjen qetësi, dyshohet për 2 të vrarë!

Një rast tjetër i rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vushtrri të Kosovës, pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë ku u vra një 19-vjeçar.

Dy persona dyshohet se janë vrarë pas të shtënave me armë sot pasdite në Vushtrri.

Mediat e Kosovës kanë publikuar edhe një fotografi nga vendi i ngjarjes.

Kosova s’gjen qetësi, dyshohet për 2 të vrarë!

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit.

Po ashtu, në zonë është parë edhe një autoambulancë, e cila ka ndërhyrë për të dhënë ndihmë mjekësore.

Kujtojmë se në mbrëmjen e 23 marsit rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, ku viktima është qëlluar për vdekje nga Bleon Dibrani, po ashtu 19-vjeç.

Lajme të tjera |  “Bankers i hëngri kokën Adriatik Llallës” - Ylli Manjani: Soros do blinte aksionet

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja si prova materiale. Prokuroria dhe policia po mbledhin prova të tjera për hetimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us