KQZ plotëson vakancat në këshillat bashkiakë në Kurbin, Gramsh dhe në Fushë Arrëz

TIRANË – Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në seancën e sotme ka publikuar vakancat e krijuara në këshillat bashkiakë të disa bashkive. Këshilli Bashkiak i Gramshit u plotësua nga kandidatja nga lista e partisë “Bindja Demokratike”, Brunilda Gjevori. Ndërsa, në Këshillin Bashkiak të Fushë Arrëzit u emërua Vjollca Tabakaj, kandidate nga lista e Partisë Socialdemokrate. Këshilli Bashkiak i Kurbinit është plotësuar, me kandidatin e listës të Partisë Aleanca Progresiste LZHK, Laurin Sana.

Po ashtu, Komisioneri ka shqyrtuar rezultatet e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues Sokol Kullolli, kandidat për anëtar në Këshillin Bashkiak të Gramshit, propozuar nga ana e subjektit zgjedhor, “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”. Komisioneri ka konstatuar se shtetasi Sokol Kullolli nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të anëtarit të Këshillit Bashkiak.

Lajme të tjera |  Parashikimi i Ramës: Berisha të dielën do shpallë fitoren, të hënën vjedhjen dhe të martën revolucion

Po ashtu, u shqyrtua edhe rezultati i verifikimit të Prokurorisë për subjektin vetëdeklarues Ferdinand Saraçi, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Rrogozhinë, qarku Tiranë, për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars 2022, i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Demokratike.

Komisioneri tha se procedura administrative ka përfunduar dhe nuk ka një vendim përfundimtar për subjektin vetëdeklarues, pasi ka humbur objekti dhe qëllimi i procedurës administrative, nisur përpara ditës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us