KQZ urdhëron Bashën: Hiq simbolet e PD nga zyrat ose do të vijë Policia e Shtetit!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka urdhëruar Lulzim Bashën të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga ambientet private që ai përdor. Bëhet fjalë për një ambient privat në Njësinë 8 në Tiranë. Partia Demokratike depozitoi pranë KQZ-së kërkesën për heqjen e logove në ambientin privat, selinë e përkohshme që u mor nga Lulzim Basha kur ishte në krye të PD. Celibashi deklaroi se për zbatimin e tij do të ngarkohet Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit dhe se do të caktohet një afat për ekzekutimin e këtij urdhri.

“Dakord me kërkesën e bërë nga subjekti zgjedhor PD për t’u hequr këto simbole nga ambientet private dhe për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Do të caktojmë edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi”, u shpreh Celibashi.

Urdhëri nga KQZ vjen pasi Partia Demokratike i ka dërguar një tjetër kërkesë institucionit duke i kërkuar të marrë masa, për praninë e simboleve të tyre të vjetra në një subjekt privat. Ata kërkojnë heqjen e logove, të cilat sipas tyre dëmtojnë interesat e PD-së përpara zgjedhjeve të 11 majit.

“I nderuar z. Komisioner… Kjo kërkesë e jona ka të bëjë me aspekte të dezinformimit dhe të (keq) përdorimit publik nga disa individe të simboleve, logove dhe emblemës së Partisë Demokratike, simbole të cilat ka edhe subjekti zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shipërinë Madhështore” – PD-ASHM, koalicion zgjedhor i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike. Konkretisht, shqetësimi ynë ven pas raportimeve nga degët tona në terren, ku konkretisht jemi informuar se në Njësinë n. 5 në Tiranë, në Rugën Nikolla Tupe, ekziston një ambient privat i veshur me simbolet e vjetra të Partisë Demokratike, të cilat prej shumë kohesh nuk përdoren subjekti ynë politik (bashkingjitur fotot e ambientit). Përdorimi i këtyre simboleve në ambiente publike, në fazën kur fushata zgjedhore zyrtare nis për pak javë, po dëmton interesat e ligjshme të subjektit tonë. Nga ana tjetër, ky ambient privat nuk duhet të konsiderohet (qëllimisht apo gabimisht) si ambient/zyre elektorale e PD nga ana e KQZ. Ndaj, po i drejtohemi KQZ qe nëpërmjet Inspektoreve të saj në terren, si dhe duke informuar edhe Policinë e Shtetit, të konstatoje këtë fakt dhe të merren masat e duhura administrative dhe ligjore, per heqjen e menjëhershme të këtyre simbole, stemave dhe logove jo-zyrtare të PD,”- thuhet në kërkesë.

Çfarë ndodhi me vulën e PD-së?

Pas një përplasje 3-vjeçare në kampin opozitar, në Qershor të këtij viti, Gjykata e Apelit vendosi se kryetari legjitim i PD-së është ish-kryeministri Berisha. Ky i fundit u rikthye fuqishëm në politikë pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së në 2021-in. Pas një sërë kuvendesh dhe referendumeve të organizuara nga mbështetësit e Berishës, në dhjetor të vitit 2021, u deklarua përmbysja e vendimeve të Bashës dhe zgjedhja e Berishës si lider i PD-së. Ky vendim u sfidua në gjykatë nga palët rivale, duke rezultuar në një betejë të gjatë ligjore për vulën dhe drejtimin zyrtar të partisë. Vendimi i fundit nga Gjykata e Tiranës, i reflektuar në dokumentin e firmosur nga sekretarja e regjistrit të partive politike, vulos zyrtarisht drejtimin e PD-së nga Berisha.

Lajme të tjera |  Artan Fuga: Ja kujt nuk ia jap votën time

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us