Kreditë në lekë do të ndryshojnë! Eksperti i ekonomisë shpjegon pasojat e vendimit

Banka e Shqipërisë nuk do të publikojë dhe përllogarisë më indeksin e TRIBOR/TRIBID që bazohej mbi kuotimet e bankave tregtare. Ky indeks është referencë që merret nga bankat tregtare për të përcaktuar normën e interesit në kontratat e kredive afatshkurtra në lekë.

Institucioni monetari shprehet se vendimmarrja për ndërprerjen e publikimit të këtij treguesi është marrë që në 2020-ën. Për kreditë e pamaturuara dhe që preken nga ndalimi i publikimit të TRIBOR gushtin e këtij viti, Banka e Shqipërisë thotë se përllogaritja e normës së re të interesit do të bëhet mbi normën e bonove të thesarit 12 mujore nga ajo periudhë e në vazhdim. Ekspertët mendojnë se indeksi nuk duhet të ndalojë së funksionuari pasi mund të ketë pasoja negative në afatgjatë duke sjellë norma artificiale interesi më të larta se tregu.

Lajme të tjera |  "Ti ki kujdes..."/ Vokshi në komision, i përplas mikrofonin Ndrecës/ Deputeti i PS: Ke nevojë për qetësues, je deformuar frikshëm

“Normalisht duhet të ngarkohet një institucion tjetër për ta bërë këtë, mund të merren shembuj të ndryshëm, ku në rastin e Euriborit në tregun evropian bëhet nga Instituti Evropian për tregun e parasë. Është bërë një strukturë e veçantë që merr normën mesatare të 50 bankave kryesore në treg dhe bën publikimin periodik të normës Euribor”, -tha eksperti i ekonomisë Igli Tola.

Nga 11 banka në sistem vetëm pesë prej tyre kanë portofol të ekspozuar ndaj TRIBOR, sipas Bankës së Shqipërisë. Ekspertët mendojnë se individët dhe bizneset që do të preken nga ndryshimi i kësaj norme duhet të mbrohen në rast abuzimesh. “Një prishje e njëanshme e kontratës apo ndryshim i kushteve mund të sjellë abuzime dhe patjetër që është ky rregullator që duhet të mendojë apo ofrojë zgjidhje që janë në përfitim të konsumatorëve.”, – u shpreh Tola.

Lajme të tjera |  “U tejkalua çdo kufi me cenimin fizik”, Niko Peleshi PUBLIKON videon: Xhelal Mziu ka shtyrë deputeten e PS!

Banka e Shqipërisë në reagimin për tch thotë se norma e bonove të thesarit 12 mujore në fakt i leverdis më shumë konsumatorëve sepse ka qenë dhe vijon të jetë më e ulët sesa norma e TRIBOR 12 mujore. Nga një vëzhgim në të dhëna vërehet se TRIBOR-i i përcaktuar në 10 janar është në nivelin 4.2%, ndërsa norma që vjen nga ankandet e fundit të zhvilluara për bonot e thesarit 12 mujore variojnë mes 3.2 dhe 3.4%.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us