“Krenarë”/ Turistët amerikanë humbën portofolin në Vuno, stafi i restorantit ua kthen! Tavo: Histori që na përfaqëson me dinjitet

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqen klienti i një restoranti, Aben Papadhopulli, kamarieri Nidjo dhe pronari Marko.

Tavo shkruan mbi foton e publikuar se kemi të bëjmë me një histori që na përfaqëson me dinjitet pasi bëhet fjalë për portofolin e humbur të dy turistëve amerikanë me një shumë të konsiderueshëm parash dhe dokumente personale.

Klienti Arben Papadhopulli ishte ai që ia dorëzoi kamarierit Nidjo ndërsa ky i fundit kontaktoi dhe ia dorëzoi pronarit të restorantit, Markos.

Pronari i restorantit arriti të kontaktonte me turistët amerikanë dhe ua ktheu portofollin. Vangjel Tavo shprehet se ky veprim i thjeshtë, i mbushur me vlera njerëzore, preku vizitorët të cilët shprehën mirënjohje të pafundme.

Postimi i plotë i Vangjel Tavos:

Lajme të tjera |  Malltezi tregon për herë të parë detaje nga arrestimi: Më futën në makinë pa targa, ishte rrëmbim. Po flisja me Argitën…!

Një histori që na përfaqëson me dinjitet. Gjatë vizitës në fshatin e bukur të Vunoit, dy udhëtarë amerikanë humbën një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale.

Portofoli u gjet nga klienti Arben Papadhopulli, i cili e dorëzoi menjëherë te kamarieri Nidjo. Më pas, pronari i restorantit, Marko, bëri çmos për të gjetur kontaktin me personin që e kishte humbur dhe për t’ia kthyer.

Ky veprim i thjeshtë, por i mbushur me vlera njerëzore, preku thellë vizitorët, të cilët ndanë publikisht mirënjohjen e tyre.

Ky është imazhi i Shqipërisë që duam të përcjellim: Një vend ku ndershmëria është vlerë e rrënjosur. Ku mikpritja nuk është rastësi, por pjesë e identitetit.

Lajme të tjera |  Më shumë të vdekur sesa foshnje/ Gjermania shënon numër rekord banorësh

Falënderime Arbenit, Nidjos dhe Markos për shembullin fisnik.

Krenarë për njerëzit tanë!

"Krenarë"/ Turistët amerikanë humbën portofolin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us