Kreshnik Spahiu: Pse asnjë deputet apo ministër i PS nuk merr në mbrojtje Erion Veliajn?

Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, arrestimin e Erion Veliaj. Ai vë re se Partia Socialiste nuk i ka dalë në mbrojtje Veliajt. Sipas tij, deputetë, ministrat apo zyrtarët socialistë duhet të mbajnë një qëndrim.

“Në temën e sotme kemi 3 probleme. I pari politik, i dyti juridik, i treti procedurial. Për problemin politik jam i befasuar, pasi asnjë deputet, ministër, apo drejtues i PS, nuk janë prononcuar dhe nuk kanë marrë në mbrojtje Veliajn.

E kanë pasur kryetar bashkie 3 herë. E para, presin çdo thotë kryetari dhe nuk e dinë në do e marri në mbrojtje. Pak a shumë tregojnë mungesë integriteti.

Duhet mbajtur një qëndrim, është kolegu i tyre. E kanë mbështetur dhe e kanë pasur model suksesi. Jam i befasuar. Ndryshe nga opozita, nëse do arrestohej kryetari i bashkisë së demokratëve 12 vite më parë kur ishte Berisha kryeministër imagjinoni çdo ndodhte.

Lajme të tjera |  Andi Bushati: Zegjineja, një bibë e pilotuar nga Rama! Pashë një skenë të llahtarshme në Bashkinë e Vlorës

Janë të detyruar të mbajnë qëndrim politik për një çështje madhore, që ata janë të detyruar të mbajnë qëndrim dhe nuk fshihen dot pas gishtit.

Nuk e kuptoj si funksionon kjo parti. Disa e marrin në aspektin negativ, Rama i lëshon të vetët. Disa në aspektin pozitiv, që PS e lë të lirë drejtësinë.

Mund të jenë dhe të dyja. Mendoj ka një goditje të rëndë politike. Janë goditur gjithë numra 2 të PS. Impakti politik i drejtpërdrejtë”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us