“Kreu i partisë së krimit…”, Berisha akuzon Ramën, Spiropali e ndërpret! Kreu i PD-së: Mos më bëj të të jap ndonjë…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka debatuar me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali gjatë seancës së sotme plenare.

Nga Foltorja ku mori fjalën, Berisha e cilësoi kryeministrin e vendit, Edi Rama, si “kryetarin e partisë së krimit”. Kjo bëri që kryeparlamentarja të ndërhynte dhe t’i tërhiqte vëmendjen.

Berisha: Kreu i partisë së krimit

Spiropali: Ai nuk është kreu i partisë së krimit. Ju tërheq vëmendjen për fjalorin.

Berisha: Do ruash vendin. Mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që nuk dua të ta jap. Kreu i partisë krimit mori epitetin më në fund, më të merituar si Ramaduro i Evropës. Të dashur qytetarë dhe qytetare, dje një media e rëndësishme në SHBA më kërkoi një intervistë dhe më tha “Na fol pak për Ramaduron”. Është bërë famoz për dy arsye, narkoshtetin dhe farsën elektorale. Këtë verë, në Bruksel, Strasburg dhe forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës

Lajme të tjera |  Pensionistët s’do të ende më gjyqeve, ligji për njohjen e viteve të punës gati për zbatim! Ja sa do të përfitojnë dhe si do dokumentohet puna para ‘93

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us