Kreu i shoqatës ‘Vatra’ në Turqi: Shteti turk nuk do që Xhamia e ‘Namazgjasë’ të kontrollohet nga KMSH, prandaj s’është përfunduar

Nga Tirana në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ripërsëriti kërkesën e Ankarasë, për atë që ai e quajti pastrimin e mbetjeve të FETO-s në Shqipëri, organizatës së klerikut Fetullah Gulen, i akuzuar nga Ankaraja si përgjegjës për përpjekjet për grusht shteti në 2016.

Bora Zukali, kryetari i Shoqatës Vatra në Stamboll, në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, foli në lidhje me vizitën ministrit turk në Tiranë. I pyetur në lidhje me përfundimin e punimeve për xhaminë e Namazgjasë, Zukali tha se kanë përfunduar 90% e punimeve, por Turqia nuk do që ajo të kontrollohet nga Komiteti Mysliman i Shqipërisë.

Lajme të tjera |  Emigrant, i padëshiruar dhe milioner: Historia e gjyshit gjerman të Donald Trump

‘Në Shqipëri komiteti Mysliman i kontrollon të gjitha xhamitë. Tani Turqia ka restauruar shumë xhami dhe gjëra të nevojshme për spitale shkolla dhe çdo gjë.

90% e xhamisë së Namazgjasë është përfunduar. Mediat turke mendojnë se Turqia nuk do ta japi në kontrollin e KMSH-së. Kjo duhet të kontrollohet nga shteti i Turqisë, kjo pasi KMSH nga shteti turk e nga politikanë, e tregon veten sikur rri afër Gulenistëve, prandaj edhe nuk përfundohet xhamia, pasi nuk po e transferojnë dot.

Jo vetëm xhamitë, por edhe shkollat deri tani që ishin kontrolluar nga këto organizata terroriste, pasi vetëm kanë ndryshuar emrin, por vazhdojnë të jenë në koordinimin e fondacionit Marif. Kjo po i drejtohet komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Kur kam ardhur unë dhe kam vizituar xhaminë, një xhami e veçantë.’- Zukali.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us