Kreu veprime të turpshme me një të mitur, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë

Një 60-vjeçar është arrestuar për shkak se akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në Vlorë. Mësohet se në pranga ka rënë S. B., 60 vjeç, banues në Vlorë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë vunë në pranga shtetasin S. B., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një 12-vjeçari”, njofton Policia.

Lajme të tjera |  Videoja që u bë virale: Reagimi i çuditshëm i Erion Braçes gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us