Krim i rëndë në familje në Shkup, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkupin ditën e sotme. Në Stajkovcë të Shkupit një i moshuar ka vrarë vëllanë dhe kunatën dhe më pas ka goditur veten me thikë. Autori aktualisht ndodhet në spitalin “Sveti Naum Ohridski”. Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë.

Policia ka njoftuar se ditën e sotme, rreth orës 12:30, shtetasja S.K 57 vjeç dhe bashkëshorti i saj V.K 64 vjeç, janë gjetur me lëndime në kokë në fshatin Stajkovcë të Shkupit, në tarracën dhe në shkallët e shtëpisë. Ndërkohë po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe do të dalin me detaje se si ka ndodhur ngjarja e sotme.

Lajme të tjera |  Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës, Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us