Teksa është në pritje të ëmbël, një veprim i fundit i moderatores Kiara Tito ka bërë që fansat të mendonin se mes saj dhe Luiz Ejllit, marrëdhënia nuk është më si më parë. Kiara ka hequr nga gishti unazën e saj të martesës.
Gjithsesi moderatorja i ka mbyllur aludimet, duke treguar se çdo gjë është mirë mes saj dhe Luizit. Arsyeja që nuk po e mban më unazën vjen si shkak i shtatzanisë. Kiara ka publikuar në Instagram një foto, duke treguar se ka hequr unazën nga dora, ku ka shkruar: “Unaza nuk më bën më, se më janë enjtur gishtat, kështu që mos filloni me drama!”.

POSTIMI
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë në pritje të një vajze. Moderatorja në postimin e fundit ka treguar për ndjekësit dhe fansat se është 25-javëshe.