Kristal Abazaj nuk humb kohë, mungon vetëm zyrtarizimi te skuadra e re

Kristal Abazaj do të jetë lojtari më i ri i Shkëndijës së Tetovës. Ish-futbollisti i Superiores vetëm pak ditë më parë mbylli bashkëpunimin me A. Keciorengucu në Turqi.

Sipas “infOSport.mk” 28-vjeçari do të nisë aventurën e re te kuqezinjtë, teksa do t’i bashkhet pjesës tjetër të skuadrës në Turqi. Shkëndija do të udhëtojë drejt Turqisë më 25 janar dhe od të zhvillojë një fazë përgatitore, ku do të luajë edhe disa ndeshje miqësore.

Transferimi i Abazajt shton eksperiencën te Shkëndija, pasi futbollisti ka luajtur edhe me disa ekipe në Shqipëri dhe jashtë saj. Një përforcim shumë i rëndësishëm për krahët e sulmit të skuadrës

Lajme të tjera |  Vera i sjell të gjithë në Shqipëri, Eneo Bitri nis stërvitjen në Berat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us