Zërat e merkatos rreth Kristjan Asllanit vazhdojnë të shtohen nga dita në ditë dhe në mediat italiane e jo vetëm janë shfaqur alternativa nga më të ndryshmet rreth të ardhmes së mesfushorit të Kombëtares shqiptare.
Më e fundit lindte nga mediat spanjolle, të cilat bënin të ditur se Betis në La Liga ishte interesuar për futbollistin dhe kishte ofruar 10 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, me Interin që kërkonte 18-20 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin shqiptar
Ndërsa e ardhmja e tij mbetet një rebus për t’u zgjidhur, në radhët e Interit ka edhe të tjera që duhet të gjejnë sa më shpejt një të tillë për të planifikuar siç duhet sezonin e ri. Për këtë arsye, në ambientet e klubit sot pasdite kishte një mbledhje mes trajnerit Kristian Kivu dhe përgjegjësve të merkatos zikaltër, drejtorit sportiv Piero Auzilio dhe zëvendësit të tij Baçin. Mbledhja ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë dhe aty është folur për emrat që janë në diskutim për vazhdimësinë te Interi, si dhe ata që mund t’i zëvendësojnë në rast transferimi.