Kristjan Asllani nuk pëlqen “destinacionin e ri”, dy orë e gjysmë mbledhje te Interi për situatën e merkatos

Zërat e merkatos rreth Kristjan Asllanit vazhdojnë të shtohen nga dita në ditë dhe në mediat italiane e jo vetëm janë shfaqur alternativa nga më të ndryshmet rreth të ardhmes së mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

Më e fundit lindte nga mediat spanjolle, të cilat bënin të ditur se Betis në La Liga ishte interesuar për futbollistin dhe kishte ofruar 10 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, me Interin që kërkonte 18-20 milionë euro për të lënë të lirë mesfushorin shqiptar

Por ndërsa lajmi është përhapur me shpejtësi në Spanjë, në Itali kjo situatë është raportuar më ndryshe. Sipas “Sky Sport”, Asllani nuk pëlqen këtë destinacion për vazhdimin e karrierës së tij, ndaj nuk është i interesuar për t’u bërë pjesë e Betisit sido që të shkonin bisedimet me klubin zikaltër. Të njëjtat burime theksojnë se lojtari dhe personat pranë tij nuk dinë asgjë për këto biseda, praktikisht duke hedhur poshtë mundësinë që të ketë diçka konkrete në këtë mes.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Jo vetëm te Kombëtarja U-17, Shqipëria U-15 emëron trajnerin e ri

Ndërsa e ardhmja e tij mbetet një rebus për t’u zgjidhur, në radhët e Interit ka edhe të tjera që duhet të gjejnë sa më shpejt një të tillë për të planifikuar siç duhet sezonin e ri. Për këtë arsye, në ambientet e klubit sot pasdite kishte një mbledhje mes trajnerit Kristian Kivu dhe përgjegjësve të merkatos zikaltër, drejtorit sportiv Piero Auzilio dhe zëvendësit të tij Baçin. Mbledhja ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë dhe aty është folur për emrat që janë në diskutim për vazhdimësinë te Interi, si dhe ata që mund t’i zëvendësojnë në rast transferimi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us