Kritikat për heqjen e dinarit, Roth i del në krah Kosovës: Edhe ne në Gjermani paguajmë në euro

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit për heqjen e dinarit serb si monedhë për pagesat në Kosovë. Përmes një postimi në X ai Ii ka dalë në krahë Kosovës, duke thënë se dhe në Gjermani paguhet vetëm në euro dhe jo në monedha të tjera.

“Disa i rrahën ushtarët e NATO-s deri në shtrimin në spital, të tjerë e bëjnë të qartë se vetëm monedha kombëtare e njohur është e vlefshme në territorin e tyre. Mund të shqetësojë disa njerëz, por edhe në Gjermani ne paguajmë vetëm në euro, jo dollarë apo paund”, ka shkruar Roth.

Reagimi i tij vjen pas shtimit të presionit ndaj Kosovës, nga ndërkombëtarët, në lidhje me vendimin e Bankës Qëndrore për heqjen e dinarit.

Lajme të tjera |  VIDEO/ 'Do të vijë era shtet'! Deklarata virale e Nokës, Balliu: O Flamur, erdhi era e dështimit madhështor!

Në datën 1 shkurt ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qëndrore të Kosovës, ku sipas këtij vendimi ndalohet dinari. Pas këtij vendimi Komisioni Evropian u është bashkuar zërave kritikë ndaj Kosovës. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se blloku nuk po e kritikon vendimin, por mënyrën se si u mor ai.

“Nuk ka të bëjë absolutisht asgjë me euron, por me mënyrën se si ky vendim është miratuar dhe rrezikun që ai sjell”, tha Stano.

Ndersa, zëdhënësi kryesor i KE-së, Eric Mamer, gjatë një konference për media në Bruksel më 2 shkurt, tha se ky institucion shpreh keqardhjen për këtë vendim dhe iu bashkohet thirrjeve të faktorëve të tjerë ndërkombëtarë që të sigurohet një periudhë e mjaftueshme kohore për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të tjera |  “Shyqyr po hapen kutitë, të mos akuzojmë njëri-tjetrin, kemi shejtanë”, Murrizi takohet me Vrenozin, simpatizanti: Në të ardhmen…

“Komisioni shpreh keqardhjen për faktin se ky vendim është miratuar pa konsultime paraprake, duke marr parasysh pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë dhe komuniteteve të tjera në Kosovë. Komisioni është veçmas i shqetësuar për ndikimin te shkollat dhe spitalet, duke marr parasysh se nuk ka alternativa të tjera”, tha Mamer.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us