Monika Kryemadhi përmes mbrojtësit të saj ligjor ka depozituar ankim në Apelin e Posaçëm për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, e cila iu vendos nga Gjykata e shkallës së parë.
Kryemadhi duhet të paraqitet këtë të hënë për të zbatuar masën në orën 12.00.
Ndërkohë Meta do e paraqesë ankimin në orën 13.00, përmes avokatit Genci Gjokutaj. Ankimim do të bëjnë edhe Piro Xhixho dhe Ema Çoku.
Meta është i vetmi që ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa të tjerët kanë masë më të lehte atë të detyrimit për tu paraqitur pranë oficerit të BKH.