Kryemadhi reagon pas arrestimit të Veliajt dhe i drejtohet Ramës: Monika ta ka bërë benë, është radha jote

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monka Kryemadhi ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kryemadhi ironizon kryeministrin Edi Rama, i cili pak vite më parë e citoi atë teksa fliste për një luftë të ashpër brenda PS-së. Në atë kohë, Rama bëri edhe batutën e famshme se “Veliaj si pjesë e një grupi armiqësor do të varet në një prej pemëve që mbjell në Tiranë”.

Sipas Kryemadhit, kjo shaka e Ramës rezultoi të ishte gjysma e së vërtetës. Ajo e mbyll reagimin e saj duke thënë se “ia ka bërë benë” Ramës dhe se është “radha e tij” për të dalë para drejtësisë.

“Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon. Citoje sërish Moniken, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote”, shprehet Kryemadhi.

Lajme të tjera |  Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us