Kryeministri izraelit: Lufta nuk duhet të ndalet derisa të arrihen tre objektiva

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë të shtunën se lufta kundër Hamasit “nuk duhet të ndalet” derisa Izraeli të arrijë tre objektiva kryesore: “eliminimi i Hamasit, kthimi i pengjeve izraelite dhe garantimi që Gaza nuk do të jetë më një kërcënim për Izraelin”.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, kryeministri tha se Izraeli “nuk do t’i japë Hamasit imunitet askund dhe ne po luftojmë për të rivendosur sigurinë si në jug ashtu edhe në veri”, shkruan CNN.

“Deri atëherë dhe për këtë qëllim duhet të lini gjithçka mënjanë dhe të vazhdoni me forca të përbashkëta derisa të arrihet fitorja e plotë”, përfundoi ai.

Lajme të tjera |  Të panjohurat e Papës së ri: Jeta e tij si misionar, simpatia Gjon Palit të II dhe pasioni i tij për tenisin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us