Kryeminstri Rama uron Igli Taren: E paimagjinueshme! Milani nën urdhrat e një shqiptari

Ditën e sotme, Milani ka zyrtarizuar se Igli Tare do të jetë drejtori sportiv i klubit kuqezi. Pas një eksperience 15-vjeçare në drejtimin e Lazios, ish-futbollisti shqiptar ka marrë në dorë “frenat” e Milanit.

Për këtë arritje të Igli Tares, ka komentuar i gjithë opinioni publik, gjithashtu dhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë ka përgëzuar arritjen e madhe të 51-vjeçarit në faqen e tij zyrtare.

“Uau, Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte dot? Tani e paimagjinueshmja tjetër është që emri i shqipos të hyjë në historinë e Milanit. Krenar për ty vëlla”, shkruan kryeministri në faqen e tij zyrtare.

Lajme të tjera |  Ç’po ndodh te Tirana?! Bledi Shkëmbi zhvishet nga kostumi i zyrtarit, shfaqet në stërvitje te bardheblutë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us