Kryesia e PD merr vendimin, zbardhet data kur do të mbahen Primaret

Në 1 mars, Partia Demokratike do të zhvillojë primaret.

Kryesia e PD-së ka vendosur që kjo garë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet nga radhët e demokratëve do të jetë në nivel qarku

Tre propozimet kanë qenë: zhvillim i primareve në nivel dege të PD, në nivel qarku, dhe kombëtare. Ajo që është zgjedhur është në nivel qarku.

Në mbledhjen e djeshme është diskutuar edhe rregullorja e primareve.

Pra, secili qark, do të ketë specifikat apo rregulloren e vet, në bazë të numrit të popullsisë, anëtarëve të PD-së, dhe numrit të kandidatëve.

Ata të cilët kalojnë pragun (secili qark do të ketë një prag), kualifikohen dhe emrat e tyre do të vijnë në Kryesinë e PD-së. Më pas do të jetë Kryesia e PD që do të vendosë, se cili kandidat do të jetë në listat e mbyllura dhe të hapura.

Lajme të tjera |  Tritan Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare

Ky vendim më pas do duhet të kalojë edhe në Këshillin Kombëtar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us