Kryesojnë të vetëm në kampionat, Antonio Conte: Është gjithçka në duart tona, jemi 4 hapa larg Scudettos

Napoli triumfoi 2-0 ndaj Torinos, sfidë e vlefshme kjon për javën e 34-të të Serie A. një fitore kjo që falë humbjes së Interit, tashmë napolitanët kanë rimarrë vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Me 3 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë. Pas këtij triumfi ka folur Antonio Conte. Timonieri i napolitanëve ka theksuar se tashmë gjithçka është në duart e tyre, teksa janë edhe 4 ndeshje drejt fundit.

“Kanë mbetur katër hapa. Është gjithçka në duart tona. Kemi 74 pikë dhe jemi afër sigurimit të Ligës së Kampionëve. Scudetto do të ishte shpërblimi më i madh”, ka theksuar shkurtimisht italiani.

Lajme të tjera |  Nuk e kapërdiu dot humbjen dhe rënien në Kategorinë e Parë, Ernest Gjoka “imiton” Ilir Dajën dhe priten masa ndaj ti

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us