Kryetari i Bashkise Tropojë, Rexh Byberi paraqitet në SPAK

Rexh Byberi, kryetari i Bashkise Tropoje është paraqitur në orën 10:40 në SPAK.

Dyshohet se kryebashkiaku është thirrur për një çështje të shtatorit të vitit të shkuar, kur Rexh Byberi është paditur nga 300 banorë të Fierzëz, të cilët e akuzojnë për shpërdorim detyre.

Sipas banorëve të zonës, krybashkiaku i Tropojës ka favorizuar kushërinjtë e tij, për hapjen e një guroreje në një zonë pyjore, në kundërshtim me ligjin.

Kjo është hera e parë që Rexh Byberi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.

Lajme të tjera |  Sulmi i Iranit mbi Katar, Amerika ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us