“Kthehet pllaka” për Jonathan David, rivali i Napolit pranë nënshkrimit me kanadezin

Juventusi sot luan sfidën e fundit të kampionatit ndaj Venezias, ku do të konfirmohet nëse do të luajnë sezonin e ardhshëm në Champions League. Me përfundimin e kësaj ndeshje, me shumë gjasa nënkuptohet edhe largimi i dyfishtë në sulm.

Dusan Vlahovic dhe Randal Kolo Muani me shumë gjasa do të largohen nga “Zonja e Vjetër” në verë. Për të rinovuar në repartin e sulmit, bardhezinjtë po mendojnë prej kohësh të nënshkruajnë me Jonathan David, i cili do të largohet nga Lille si lojtar i lirë.

Siç raportojnë mediat italiane, Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Napolit në garën për sulmuesin kanadez. “Zonja e Vjetër” i ka ofruar një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, plus 6-7 milionë euro bonus pas nënshkrimit.

Lajme të tjera |  Ish-i i madh i Milanit komenton ardhjen e Tares: Ai është një person serioz

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us